Hahn me porosi të qartë nga Beogradi: Hiqeni taksën

Hahn ka shkruar kështu në rrjetin social Twitter pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq

Komisionari evropian për Zgjerim Johaness Hahn ka porositur zyrtarët nga Prishtina që ta zhbllokojnë bashkëpunimin rajonal dhe tregtinë me Serbinë, dhe të tregojnë se është e nevojshme që sa më parë t’i kthehen dialogut.

“Një takim i mirë me presidentin e Serbisë në Beograd, ku kemi biseduar për vendosjen e taksës në mallrat nga Serbia dhe Bosnja nga ana e Kosovës, që prezanton shkelje të CEFTA-s dhe bashkëpunimin rajonal. U pajtuam që urgjentisht duhet të ndodhë deeskalimi”, ka shkruar Hahn.

Sot Hahn do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Back to top button