Hahn nesër në Kosovë

Do të takohet me Kryeministrin Haradinaj

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të arrijë nesër për vizitë në vendin tonë.

Tash për tash është paralajmëruar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, në ora 16:45 në ndërtesën e Qeverisë, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Ndryshe, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja, e cila është vendosur pas fushatës së Serbisë për të ndaluar antarësimin e Kosovës në Interpol.

Kryeministri Haradinaj nga ana tjetër ka shprehur gatishmëri heqjen e taksave në momentin që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte me 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai pat deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave mund të jetë viti 2020./21Media

Back to top button