Hahn takohet me Haradinajn

Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit

Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes, Hahn ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, por nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.

Po ashtu, nuk ishte paraparë të ketë deklarime për media pas përfundimit të takimit, i cili mbahet në kohën kur SHBA dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës heqjen e taksave prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Kryeministri Haradinaj më herët ka bërë të ditur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ndryshe, Hahn pas vizitës në vendin tonë, në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Back to top button