Hahn të hënën në Kosovë
Hahn do të takohet me krerët e lartë shtetëror
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn të hënën më 3 dhjetor do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me opozitën.
Në fokus të vizitës së komisionarit Han do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Zyra e BE-së njoftoi se Hahn do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe do të nënvizojë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në bashkëpunimin rajonal./21Media