Hailey Bieber flet pas spekulimeve për shtatzëni

Hailey Bieber i është përgjigjur thashethemeve se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
25 vjeçarja ishte e pranishme këtë javë në Grammy Awards 2022, ku bashkëshorti i saj, artisti Justin Bieber ishte i nominuar në disa kategori dhe performoi atje.
Radar Online publikoi një postim në Instagram në lidhje me spekulimet e fansave dhe Hailey la një koment.
“Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë”, tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që fansat spekulojnë për shtatzëni të mundshme të Hailey. Ajo edhe herë të tjera ka reaguar e revoltuar ndaj këtyre spekulimeve./21Media

Back to top button