Arrestohet hajni në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë sot ka arrestuar personin me inicialet I. K nën dyshimet se ka inskenuar veprat penale lëndim i lehtë trupor, vjedhje në tentativë dhe zjarrvënie.
Stacioni Policor në Pejë, sot ka pranuar informacion nga viktima se në Raushiq-Pejë, tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij i cili jeton në botën e jashtme.
Sipas viktimës ai kishte dëgjuar disa krisma dhe sipas viktimës është takuar me te dyshuarit më të cilët është përleshur.
Njësitet relevante të Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, aty Policia ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë del tym, janë njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy (2) pika të hyrjes ne shtëpi janë thyer dritaret.
Viktima është sjellë në Stacionin Policor në Pejë, mirëpo për shkak se i njëjti kishte konsumuar alkool nuk është intervistuar.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intevistimit të dëshmitarëve dhe viktimës tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh./21Media

Back to top button