5 prilli Haradinajt i sjellë kujtimin për trimat e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se 5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në këtë ditë, Haradinaj kujtoi bashkëluftëtarin e tij, Naser Brahimaj dhe viktimat e masakrës së Rrezallës dhe Llovcës.
“Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi. Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Lavdi!”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button