Hailey nuk ndalon, pëlqen një tjetër fotografi të Selena Gomez në Instagram

Hailey Bieber, bashkëshortja e popyllit kanadez Justin Bieber, së fundmi i ka bërë “like” një foto ish të dashurës së Bieber, Selena Gomez.
Siç duket ato të dyja nuk kanë rivalitet në mes.
24 vjeçarja, “tronditi” paksa rrjetin, kur pëlqeu një foto të Gomez, gjersa shihet e njëjta që ka pozuar për magazinën “ELLE”.

Nga ndjekësit e dyshes, ky veprim i Hailey nuk u prit fare mirë, pasi të gjithë e konsiderojnë si të panevojshme “përkrahjen” që Hailey i jep Selenes dhe se sipas tyre, gjithë këto veprime ajo po i bën për t’u dukur më e mirë në sytë e bashkëshortit.
Por, në lidhje me këtë, Hailey nuk ka deklaruar asgjë.
Selena dhe Justin kishin një marrëdhënie ndryshe që nga 2011-2018 dhe lidhja mes tyre sa ndizej, sa shuhej.
Për NPR, Selena tha se ka qenë “viktima” në këtë lidhje.
Ende nuk ka diçka shumë të qartë në lidhje me këtë ish – çift, pasi gjithçka mori rrjedhë tjetër, atëherë kur Justin pas shumë pak kohë pasi u lidh me Hailey, i propozoi asaj martesë./21Media
 

Back to top button