Hajdari: Ka presioni nga ndërkombëtarët për dialogun, por politikanët tanë nuk po e pranojnë

(Lajm  i përditësuar)

Politologia Vjollca Hajdari, tha ka presioni nga ndërkombëtarët s ai përket dialogut, por politikanet tanë nuk e pranojnë.
“Është presioni evident, por natyrisht politikanët tanë nuk e shprehin këtë në formë direkte, e shprehin në një formë ndryshe duke bërë një strategi tjetër, e thonë në formë diplomatike”, tha ajo.
Ajo tha se intensifikimi i çështjeve të mëtejshme ka filluar por po bëhet në mënyrë jo transparente.
Hajdari foli edhe për vizitat e paparalajmëruar të Lajçakut në Kosovë.
“Më bën të mëndoj pse bëhen këto gjera/takime kaq jo transparente. Ndonse shihet qartë se tensioni është vazhdimisht duke u rritur”, u shpreh ajo.

Barriera që nuk do të ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sipas, Vjollca Hajdari janë që ka mbetur peng rezoluta 1244 ku thuhet që Kosova është provincë serbe si dhe neni 4 i kartës së Kombeve te Bashkuara ku thuhet se mund të pranohet vetëm një vend i pavarur dhe sovran.
“Kosova në planin ndërkombëtar nuk konsiderohet si një vend i pavarur“, tha Hajdari.

Hajdari: Është një dallim substancial në mes të modelit të dy Gjermanive dhe rastit të Kosovë-Serbi
Politologia, Vjollca Hajdari, tha se është një dallim substancial në mes të modelit të dy Gjermanive dhe rastit të Kosovës dhe Serbisë. Pasi që të dy Gjermanitë kishin për qëllim bashkimin.
“Plani franko-gjerman apo edhe ky propozimi i dy modeleve ka të bëjë me aceptimin e Kosovës, por mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë zyrtare. Pastaj pranimin e Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara, por si favor t’i ofrohet p.sh Serbisë integrimin në BE. Pastaj, prezenca e përfaqësuesve permanent si dhe marrëveshja tranztore- marrëveshja e targave të gjitha këto pika kanë qenë të implementuar në modelin e dy Gjermanive kur bëhet fjalë që Gjermania Federale nuk është thënë ta njoh pavrësinë e Gjermanisë Demokratike, pastaj të dy Gjermanitë kanë qenë të dyja në vitin 1973 të pranuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka pasur prezencë të përhershme të pëfaqësuesëve dhe ishte edhe marrëveshja tranzitore, këtu e shoh paralele marrëveshjen e targave. Mirëpo, sa i përket modelit të Gjermanive është harruar një fakt që në vitin 49’ ishte bërë një marrëveshje që Gjermanitë të bashkohen prapë, gjë që ndonse ato marrëveshje ishin bërë model të Gjermanive prapë se prapë të gjitha këto pika rënë dhe dy Gjermanitë u bashkuan”, tha ajo duke theksuar se kjo nuk përkon me realitetin në Kosovë.

Hajdari: Vuçiq foli për propozimin franko-gjerman edhe pse Gjermania nuk e ka konfirmuar këtë opsion
Është hera e parë që një President foli për propozimin franko-gjerman edhe pse Gjermania ende nuk e ka konfirmuar këtë opsion, kështu tha politologia, Vjollca Hajdari, sonte në “21Drejpërdrejt” në RTV21 derisa foli për propozimin franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Hajdari tha se dje zyrtarisht president i Serbisë foli për propozimin franko-gjerman që Serbia edhe pse pala gjermane ende nuk ka konfirmuar këtë propozim.
“Më interesonte të dijë se njëri propozim se ishte pika e parë që Serbia mos ta njoh d.m.th vetëm ta “aceproj” pavarësinë e Kosovës, por të mos ta njohë atë zyrtarisht dhe pika e dytë ishte Serbia ta pranojë pak a shumë anëtarësimin e Kosovës në organizatën e kombeve të bashkuara, por si favor t’i ipet asaj një lloj përshpejtësimi i antarësimit në Unionin Evropian”, tha ajo duke theksuar se nuk mori përgjigje nga pala gjermane për këtë.
Mëgjithkëtë, siç theksoi Hajdari  mediat gjermane po shkruaj në lidhje me propozimin./21Media

Back to top button