Barbi me dukje të Tina Turner

Kompania Mattel ka krijuar edhe një kukull barbi me dukje të një personaliteti botëror. Fjala është për kukullën me dukje të ikonës së muzikës Tina Turner.
Matel, kukullën barbi me dukje të Turner e krijoi me rastin e shënimit të 40 vjetorit të hitit të Turner “What’s Love Got to Do with It”.
Në video, kukulla shihet e veshur me një fund të shkurtër, të zi, të kombinuar me një xhaketë denim.
Për veshjen e saj, Mattel u inspirua nga videoja muzikore e këngës ku këngëtarja shihet e veshur ngjashëm me kukullën.
Tina Turner, e cila është fituese e disa çmimeve Gremi dhe anëtare e Hollit të të famshmëve të Rokenrollit, çmohet për realizim të një radhe hitesh, si “Proud Mary”, “The Best” dhe “I Don’t Wanna Lose You” e të tjera.
Në vitin 1993 u realizua filmi “What’s Love Got To Do With It” dedikuar Turner. Me rolin e saj paraqitet aktorja Angela Bassett, e cila për të u nominua në kategorinë për aktoren më të mirë.
Kukulla barbi me dukje të Tina Turner është pjesë e serisë së kukullave Barbie Signature Music./21Media

Back to top button