Hajnat e hekurave në aksion, vjedhin edhe rreth 200 litra naftë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se në një punishte të hekurudhës kanë vjedhur rreth 150 metra kabllo elektrike, katër bateri, 20 hekura dhe rreth 200 litra naftë në vlerë rreth 300 euro.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:15, në Han të Elezit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media