Hajnat i hynë me dhunë në shtëpi vushtrriasit
Një burrë nga Vushtrria dje ka raportuar në polici se pesona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë.
”Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes dhe hajnat kanë vjedhur ari, para të gatshme dhe një pistoletë me 200 fishekë të cilën ankuesi e ka me leje”, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Rasti është duke u hetuar./21Media