Hajnat i vjedhin mijëra euro postierit në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtorit të postës së shpejt i janë vjedhur 3 mijë e 350 euro.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:45 në Gjakovë. Viktima ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ai ka qenë në veturë të postës së shpejt me viktimën tjetër para shtëpisë, dhe persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një paratë që ishin pazari ditor.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button