Hajnat ia mësyjnë stallave në Tërstenik të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së lopëve që kanë ndodhur në fshatin Trestenik të Pejës.
Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur të shtunën rreth orës 05:30. Ankuesi ka informuar se persona të panjohur nga stalla i kanë vjedhur dy gjedhe (lopë). Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2 mijë e 500 euro. 
Rasti tjetër është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 07:00. Ankuesi ka informuar se persona të panjohur nga stalla i kanë vjedhur tri gjedhe (lopë). Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3 mijë e 700 euro.

Dy rastet janë duke u hetuar./21Media

Back to top button