Teatrot shqiptare nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Teatri Kombëtar i Kosovës së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Sipas njoftimit të TKK-së, kjo marrvëeshje erdhi me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare.
“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare u dakorduan për bashkë-organizimin e “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU” i cili këtë vit do të mbahet në Shkup dhe do të vazhdoj çdo vit në rotacion në tre kryeqytetet, si dhe për bashkë-prodhimin e përvitshëm të një shfaqje me karakter kombëtar në mes të tre teatrove kryesore shqiptare – nga viti 2023”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button