Hajnat sulmojnë me shufër metalike pronarin e shtëpisë

Policia e Kosovës njofton për një grabitje që ka ndodhur dje rreth orë 16:54 në Ferizaj. Raportohet se dy persona të dyshuar kanë depërtuar në një shtëpi ku me shufër metalike kanë sulmuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e kushëririt të tij, me ç’ rast i njëjti është sulmuar me shufër metalike nga të dyshuari, të cilët  janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe ky rast është duke u hetuar./21Media

Back to top button