Arrestohet e mitura në Vushtrri

Mbrëmë rreth orës 18:50 Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të mitur në Vushtrri. E njëjta raportohet se ka goditur viktimën femër gjithashtu e mitur, e cila si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara, femër kosovare e mitur, pasi që aksidentalisht e kishte goditur viktimën femër kosovare, e mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button