Hajnat vodhën afër 300 mijë dollarë në shtëpinë e Megan Thee Stallion

Në shtëpinë e Megan Thee Stallion u grabitën mijëra dollarë e sende personale, sipas TMZ.
Reperja, raportohet se nuk ishte në shtëpi gjatë kohës kur hajnat ia kanë thyer shtëpinë.
Ajo tha se është e lumtur që të gjithë janë të sigurt.
Sipas raportimeve, asaj iu vodhën rreth 300 mijë dollarë.
“Gjërat materiale mund të zëvendësohen”, tha ajo.
Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim./21Media

Back to top button