KEK-u shkyç sonte njësinë A4

Të shtunën në mesnatë, njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” do të shkyçet me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj. Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës.
Sipas njoftimit, rikthimi i operimit do të bëhet brenda 4-5 ditëve të ardhshme.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj. Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka deklarur se humbjet e energjisë si pasojë e shkyçjes së bllokut A-4 do të jenë 140 MW/h.
“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të shkyçet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MË/h!”, ka shkruar Shala në Facebook./21Media

Back to top button