“Halftime” hap sonte Festivalin e Filmit “Tribeca”

Rreth njëzet vjet nga ekzistenca e tij, Festivali Tribeca mund të ketë hequr pjesën e “filmit” nga emri dhe dëshiron të riemërojë veten si diçka që përfshin TV, lojëra, teknologji.
Ngjarja e madhe do të mbahet sot(8 qershor) në Neë York.
Besohet se festivalin do ta hapë dokumentari “Halftime” dedikuar Jennifer Lopezi-it.
Dokumentari paraqet Lopez derisa ajo reflekton në karrierën e saj si yll global dhe ikonë filmi.
Ky film do të shfaqet edhe në Netflix, me 14 qershor 2022.
Regjinë e dokumentarit “Halftime” e ka bërë Amanda Micheli. Ai ofron për shikuesit një shikim nga afër pas perdes derisa Lopez përgatitet për shoun Super Boël Halftime, e po ashtu për paraqitje në ceremoninë inauguruese të presidentit Biden.
Regjisorja Micheli në një deklaratë me këtë rast ka thënë se ka nderin që filmi i saj është zgjedhur për të hapur festivalin prestigjioz Tribeca. Ajo ka thënë se kjo hapje njëherësh shënon arritjet e Lopezit në karrierë. Mikejlli ka thënë se të ketë shansin që filmi i saj dedikuar Lopez të shfaqet në ekranin e madh për audiencën e Neë York-ut është ëndërr që po i realizohet.
Për hapjen e festivalit Tribeca me filmin dedikuar Lopez-it në një deklaratë për media ka folur edhe bashkëthemeluesi i tij Robert De Niro. Ai ka thënë se dokumetari parqet një rrëfim të fuqishëm i cili na inkurajon të luftojmë për vlerat universale të cilat bashkojnë njerëzimin. “Halftime”, sipas tij na kujton këtë, ka thënë De Niro, i cili ka shtuar se Tribeca Film Festival ka për synim që të bashkojë audiencën globale, për të nderuar rëndësinë e kreativitetit.
Festivali i filmit Tribeca do të përmbyllet me datën 19 qershor./21Media

Back to top button