Halil Kastrati dhe Komuna e Mitrovicës do të ndërtojnë 51 shtëpi

Një shtëpi do të financohet nga buxheti vetanak i Agim Bahtirit

51 shtëpi do të ndërtohen në Komunën e Mitrovicës nga Shoqata “Jetimët e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës. Kjo është bërë e ditur nga humanisti Halil Kastrati.

Ai përmes një postimi në Instagram,  ka njoftuar se  për këto shtëpi Komuna e Mitrovicës ofron edhe parcellën se ku do të ndërtohen.

“Sot u nënshkrua memorandumi bashkëpunues mes Shoqatës sonë dhe komunës se Mitrovicës për ndërtimin e 40 shtëpive ku për secilën familje komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove. Për krejt këto shtëpi komuna e Mitrovicës siguron edhe parcellën për ndërtimin e shtëpive.Kësaj mirësie ju bashkangjiten edhe djemt e Mitrovicës ku do t’i ndërtojnë 10 shtëpi në këtë komunë. Edhe kryetari i komunës se Mitrovicës shprehi dëshirën që një shtëpi komplet ta financojë ai personalisht. Gjithsej 51 shtëpi në Mitrovicë”, ka shkruar Kastrati në Instagram.

Po ashtu,  humanisti Kastrati ditë më parë ka noftuar se me rastin e 17 shkurtit- Ditën e Pavarësisë së Kosovës do të ndahen 17 banesa për skamnorët./21Media

Back to top button