Haliti: PDK-ja nuk do t’i bashkohet koalicionit AAK-NISMA

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bëri të ditur se PDK-ja nuk do t’i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, duke thënë se nëse do të dëshironin një koalicion  atë do ta bënin PDK-ja dhe LDK-ja si parti më të mëdha opozitare.

Megjithatë për RTV21 ai tha se ideja për bashkim opozitar është e qëlluar.

“Unë besoj se nuk do t’i bashkangjitemi këtij koalicioni sepse nuk ka filluar nga shumica por nga pakica. Ideja është e mirë e qëlluar për t’u bashkuar opozita por ne kemi dy parti të mëdha në kuvend PDK-në dhe LDK-në  të cilat nëse do të dëshironim të kemi një koalicion të fuqishëm për t’ju kundërvënë qeverisë dhe për ta sjell në votëbesim çështjen e  qeverisë atëherë do të duhej që dy partitë e mëdha të marrin iniciativë,  partitë e komuniteteve dhe ndoshta edhe disa deputetë të VV-së që  të rrëzohet qeveria por unë nuk pres ndonjë ndryshim me deklarimet publike as të Haradinajt as Limajt që PDK- ja të ju thotë mirë faleminderit që po na pranoni”, tha Haliti për RTV21.

I pyetur nëse si parti do të inicojnë ndonjë koalicion si PDK, Haliti tha se kjo varet nga qëndrimet që do të merr këshilli i partisë.

Sa i përket mundësisë për zgjedhje  të reja gjatë këtij viti, ai tha se janë të përgatitur por që ato mund t’i shpallë vetëm VV-ja.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje por zgjedhjet mund t’i shpallë vetëm VV-j. Nëse është interes i tyre të bëjmë zgjedhje që unë besoj se duhet  ta kenë interesin sepse është situatë e vështirë për faktin se nuk i kanë dy të terat e votave më Kuvend..”, tha ai./21Media

Back to top button