Halle Bailey befasohet me reagimet e fansave me ngjyrë për paraqitje në “Little Mermaid”

Fansa të shumtë të filmit të ri “Little Mermaid”, që do të lansohet vitin e ardhshëm, kanë reaguar me habi për paraqitjen e personazhit kryesor në të, Arielit, rolin e të cilës e luan aktorja me ngjyrë Halle Bailey.
Fansat janë kryesisht me ngjyrë, dhe ata e përkrahin Bailey-n.
Edhe Bailey, e cila luan në këtë film me skena reale, që është ripunim nga filmi i animuar i Disneyt të vitit 1989, është shprehur e mahnitur nga përkrahja e numrit të madh të tyre.
Ajo ka postuar një video në internet me përmbledhje të pikave, ku fansat shihen duke reaguar për paraqitje të saj me rolin e Arielit. Bailey ka thënë se kjo ka shumë rëndësi për të. Disa prej fansave në video dëgjohen duke thënë se edhe Bailey është me ngjyrë si ato.
Sipas Variety, para disa ditësh, me rastin e lansimit të trailerit të “Little Mermaid” atë e kanë shikuar 104 milionë fansa në mbarë botën.
Traileri paraqet Bailey-n duke dalë nga thellësia e detit, ku ajo këndon këngën “Part of Your World”, e cila për herë të parë u dëgjua në filmin e animuar të Disneyt Little Mermaid.
Aktorja Bailey-n pranoi të luajë rolin e Arielit në vitin 2019, por fillimisht ky informacion nxiti reagime jo të mira. Ajo u kritikua si raciste.
Megjithatë, tani pas lansimit të trailerit dhe pas reagimeve të shumta të fansave të saj, ajo ndihet se ka përkrahje të madhe.
Filmi “Little Mermaid” është planifikuar të lansohet në SHBA me 26 maj 2023./21Media

Back to top button