Istogu fillon me Samadrexhën, Prishtina – Ferizaj, kryendeshja e xhiros

Me ndeshjen ndaj Samadrexhës, skuadra e Istogut do ta fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Ndeshja Istogu – Samadrexha do të luhet të shtunën nga ora 18:00.
Federata e Hendbollit të Kosovës ka informuar se të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje tjetra të xhiros së parë në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 do të luhet derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit, kurse prej orës 18:00 do të takohen Jusuf Gërvalla e Vushtrria.
“Dy ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 16:00 është kryendeshja e xhiros në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, derisa ndeshja Dukagjini – Kastrioti luhet nga ora 17:30. Para ndeshjeve të senioreve luhen ato të kadeteve.”, është bërë e ditur nga FHK./21Media

Back to top button