Haller humbet penalltinë, Dortmundi ende në disavantazh

Skuadra e Dortmundit kishte një rast ideal për të barazuar gjithçka në “Signal Iduna Park”, por nuk e shfrytëzoi atë.
Në minutën e 19’ të ndeshjes u akordua penallti në favor të Dortmundit, por që këtë rast e shpërdoroi sulmuesi Sebastien Haller.
Haller humbet penalltinë e tij, pasi që portieri Finn Dahmen bën një super pritje.