Ky është lojtari i ri më i mirë i sezonit në Premier Ligë
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland është bërë lojtari i parë që e fiton çmimin e lojtarit të ri më të mirë të sezonit dhe lojtarit më të mirë të sezonit në Premier Ligë.
Erling Haaland ka kompletuar një triumf të dyfishtë të çmimeve të sezonit, duke u kurorëzuar edhe me çmimin e lojtarit të ri më të mirë të sezonit në kampionatin anglez.
Haaland bëhet lojtari i parë në histori të Premier Ligës që fiton edhe çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit dhe atë të lojtarët më të mirë të ri të sezonit.
Ky çmim vjen pas një sezoni debutues rekord për 22 vjeçarin, i cili ka shënuar 36 gola në 35 paraqitje, më së shumti nga një lojtar brenda një sezoni të vetëm, duke e ndihmuar Manchester Cityn që ta fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë.
Haaland bëhet lojtari i tretë i Manchester Cityt që e fiton çmimin në fjalë. Phil Foden e kishte fituar më herët në dy edicionet e kaluara.
Çmimi për herë të parë u dha në sezonin 2018/19 dhe u fitua nga Trent Alexander-Arnold, dhe i dhurohet lojtarit më të mirë deri në moshën 23 vjeçare.
Haaland morri më së shumti vota të kombinuara nga një panel i Premier Ligës, duke mposhtur lojtarët të tjerë të rinj si Sven Botman, Moises Caicedo, Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Gabriel Martinelli, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka.