Hallka më e rrezikshme për mbijetesën e BE-së

Sipas mediave perëndimore Italia është hallka më e rrezikshme

Fitorja e Emmanuel Macronit javën e kaluar në zgjedhjet presidenciale në Francë ka lehtësuar bashkësinë pro-evropiane, e cila frikësohej nga kërcënimet eventuale ndaj eurozonës, por vëmendjen e investuesve tani po e joshë forcimi i lëvizjes “Pesë Yjet” në Itali.

Gazeta britanike, Financial Times shkroi se ekziston brenga se lëvizja “Pesë Yje”t mund të fitoi në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Itali zhvillohen vitin e ardhshëm.
Drejtori i firmës kondultuese Euroazia, Muxhtaba Rrahman tha se rreziku më i madh në Evropë sot është Italia. Sipas tij, eurozona nuk funksionon nëse nuk ka rritje dhe se në këtë rast, popullizmi do të vazhdoi të forcohet. Italia ka probleme fiskale, probleme me korrupsion, probleme në sektorin bankar, qeveria nuk është e zgjedhur dhe nuk ka mandat politik, qartësoi Rrahman, shkruan rtv21.tv.

Ai më tutje tha se kompania e tij është e mendimit se lëvizja “Pesë Yjet” do të fitoi zgjedhjet në Itali. Sipas anketave më të reja, Pesë Yjet është partia më e popullarizuar në Itali dhe mbështetet nga 32 për qind e votuesve, ndërsa Partia Demokratike, e cila është aktualisht në pushtet, mbështetet nga 26 për qind e të anketuarve./21Media

Back to top button