“Halloween”, Trafiku Urban paralajmëron se ata që dëmtojnë autobusët do të ndëshkohen

“Trafiku Urban” u ka bërë thirrje prindërve dhe fëmijëve që të mos godasin me vezë apo a po gjësende të tjera autobusët sot me rastin e “Halloween”.

“ Kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi. “Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen. ‘, thuhet në njoftimin e “Trafikut Urban”.

Më tej “Trafiku Urban”, thotë se siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet./21Media

Back to top button