Rashiq flet për arsyet që çuan në zgjatjen e afatit për targat

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë se vendimi për vazhdimin e afatit për regjistrimin e automjeteve ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

“Njoftojmë qytetarët se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 30 tetor 2023 është marrë vendimi 1/170 për vazhdimin e afatit për regjistrimin paraprak të automjeteve dhe për t’iu mundësuar atyre që posedojnë targat e qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Republika e Serbisë të kalojnë në RKS nga 1 Dhjetor 2023.”, ka shkruar Rashiq.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas shumë kërkesave të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është edhe një dëshmi e pragmaticitetit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë.”,  ka përfunduar ai.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri me datë 1 dhjetor 2023./21Media

  

 

Back to top button