Hamasi lëshoi 130 raketa drejt Tel Avivit

 

Përplasjet e përgjakshme midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.

Militantët palestinezë thonë se ata hodhën rreth 130 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës. Pamjet televizive tregojnë të paktën dy shtëpi në flakë.

Qytetet Ashkelon dhe Ashdod, në jug të Tel Aviv, u prekën gjithashtu. Një shkollë në Ashkelon u godit dhe mësimi u ndërpre.

Ndërtesa është sulmuar një orë e gjysmë pasi banorët lokal ishin paralajmëruar për t’u evakuuar.

Ushtria izraelite thotë se po shënjestron militantët në Gazë, në reagim ndaj sulmeve me raketa.

Nga e hëna në mbrëmje deri më sot, militantët qëlluan më shumë se 400 raketa në drejtim të Izraelit. Izraelitët thonë se ata goditën 150 objektiva në Gaza. Autoritetet shëndetësore thonë se 28 palestinezë u vranë.

Komuniteti ndërkombëtar po u kërkon të dy palëve t’i japin fund konflikteve që kanë vazhduar për ditë me radhë./21Media

Back to top button