Presidentja uron Dua Lipën për çmimet e fituara në “Brit Awards”

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipën, për dy çmimet e fituara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të muzikës britanike, “Brit Awards 2021” që është mbajtur mbrëmë.

Osmani ka thënë se Dua Lipa meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.

Dua Lipa në “Brits Awards 2021”,  ka fituar çmimin për “Albumin më të mirë” dhe çmimin artistja më e mirë britanike./21Media

Back to top button