Hamasi vonon lirimin e pengjeve, akuzon Izraelin se e shkeli marrëveshjen

Hamasi ka njoftuar se po vonon lirimin e pengjeve të tjera izraelite

Një deklaratë nga krahu i tij ushtarak thotë se Izraeli ka thyer kushtet e marrëveshjes së armëpushimit – një pretendim që Izraeli e ka mohuar

Një zyrtar i Hamasit i tha BBC-së se Izraeli kishte ndaluar 97 kamionë ndihma që të arrinin në veri të Gazës dhe gjithashtu lwshoi drone mbi Gazën jugore.

Një grup prej deri në 14 pengjesh pritej të lirohej të shtunën

Si pjesë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Katari, të premten u liruan 24 pengje izraelite – dhe 39 palestinezë nga burgjet izraelite

Sot është dita e dytë e një pauze katërditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës
Sulmet e Hamasit më 7 tetor vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 u morën peng.

Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,500 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit./21Media

Back to top button