Hamburger i përgatitur me ndihmë të Inteligjencës Artificiale

 
Inteligjenca artificiale duket se shpejtë do të jetë pjesë e përditshmërisë sonë në shumë fusha. Kur jemi te kjo, inteligjencën artificiale e shfrytëzoi edhe njëra prej kompanive të mëdha të ushqimit në botë, Firmenich, e cila ndodhet në Zvicër.
Ajo me ndihmë të saj përgatiti një hamburger, që duket dhe ka shije identike me ata që përgatiten tashmë tradicionalisht.
Firmenich përshkruhet si njëra prej kompanive lidere për shije të ushqimeve në botë, dhe përgjegjës të saj insistojnë se gjetja e alternativave për prodhim të ushqimeve me shije mishi nuk ka të bëj vetëm me shijen e tyre, por edhe përbërjen e ngjyrën.
Sipas tyre, gjetja e një proteine në perime që ngjason me mishin është goxha e ndërlikuar. Tashmë përgatiten hamburger nga proteina bizelesh, por që pas lënë shije të hidhur, e për ta hequr këtë shije, ekspertët e Firmenich kanë shtuar shije të tjera.
Ata thonë se proteinat e perimeve shpesh na duket se kanë shije të mollës apo dardhës. Tani më nuk janë aq të merakosur, pasi që me anë të inteligjecës artificiale mund të nxjerrin mundësi të shumta për krijimin e shijeve të tyre.
Ideja për përgatitjen e hamburgerëve me ndihmë të inteligjencës artificiale, me anë të së cilës kombinhen shije të ndryshme të proteinave, vjen në këtë kohë kur kërkesat për mish shkojnë duke u shtuar, ndërkohë që rezervat natyrale të tyre janë duke u pakuar./21Media

Back to top button