Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët sot po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka informuar se pritjet në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” janë 40-50 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta. Në këtë pikë kufitare kolona është 300 deri në 400 metra.
Pritje e gjatë është edhe në pikën kufitare në “Merdarë”. Sipas përditësimit të orës 12:15 të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët po presin për të hyrë në Kosovë 25 deri në 30 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova 30 deri në 35 minuta.
Në këtë pikë kufitare, kolona është 150 deri në 200 metra./21Media

Back to top button