Hamilton: Në mënyrë që raportet e NATO-s dhe Serbisë të shkojnë përpara sulmuesit në Banjskë duhet të sillën para drejtësisë

Përfaqësuesi special i Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Kaukaz dhe Azinë Qëndrore, Kevin Hamilton, i ka bërë thirrje Serbisë që t’i vendosë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjkë në veri të Mitrovicës ndodhur gjatë vitit 2023. Ai the se ky është kusht për raportet e Beogradit me NATO-n.
‘’Në mënyrë që rapoertet NATO dhe Serbi të shkojnë përpara duhet që ne duhet të shohim që ata që kanë kryer sulme në Banjskë të sillën para drejtësisë. Ne e dimë se kush janë ata, besojmë se autoritetet në Serbi e dinë se kush janë ata dhe i mbetet Serbisë që ta ndërmarr hapin e radhës.’’
Po ashtu ambasadori i NATO-s Hamilton tha se ka dënuar ashpër sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Mitrovicës.
‘’Sulmet dhe incidentet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it janë plotësisht të papranueshme. Sapo erdha nga Beogradi para se të vija këtu në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe ishte që NATO pret përgjegjësi, drejtësi dhe ata që kanë kryer këto sulme të sillen para drejtësisë. NATO dëshiron të ketë marrëdhënie më trasparente me Serbinë. Janë aspekte të caktuara të këtyre marrëdhënieve që nuk mund të ecët përpara deri sa të ketë përgjegjësi për ato sulme. Ky ishte mesazhi që ua përcolla zyrtarëve në Serbi. Nuk do të vazhdojmë përpara në atë aspekt bashkëpunimi derisa të shohim përgjegjësi për incidentët e 2023.’’, tha ai.
Ambasadori i NATO-s, Hemilton, po ashtu kërkoi nga Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun të lehtësuar nga Brukseli zyrtarë për të gjetur zgjidhje politike.
‘’ Duhet të ketë dialog të vazhdueshëm midis Prishtinës dhe Beogradit NATO është mbështetëse e procesit të udhëhequr nga BE-ja nën udhëheqjen e Peter Sorensen. Neë merremi me situatën në tërren, por kur është fjala për nivelin politik është mirë që të ketë ndërtim të besimit.’’, deklaroi Hemilton.
Duke folur për rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO, zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hemilton tha se tani për tani nuk është momentumi që NATO të pranojë anëtarë të rinjë.
‘’E dimë që autoritetet në Kosovë i kanë aspiratat e tyre, pro NATO natyrisht funksionon mbi parimet e konsnesusit dhe nuk jemi në momentumin për të sjellë anëtar të ri. Por, fokusi ynë tani për tani por edhe për të ardhmen është që ta ruajmë një bashkëpunim të mirë me Kosovën në terren dhe të fokusohemi në marrëdhënie të vërteta midis Kosovës dhe NATO-s në baza ditore.’’tha ai.
Deklaratat, zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO i bëri gjatë një takim me gazetarët në Prishtinë pjesë e të cilit ishte edhe ekipi i RTV21./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?