Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë në përkrahje të ish udhëheqësve të UÇK-së në Tiranë.
Hamza ftoi të gjithë që të bashkohen në përkrahje të protestës gjithëkombëtare në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK-së që siç tha ai po mbahen padrejtësisht në Hagë, transmeton KosovaPress.
“Të premten, në orën 17:00, të gjithë në Tiranë!Le të bashkohemi në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë.Nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!”, ka shkruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?