Hamza për Fatmir Limajn: Jemi bashkë, do jemi më të fuqishëm

Hamza: Limaj i mirëpritur në PDK
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në ”Click” të RTV21 ka folur për raportet me Fatmir Limaj, duke thënë se nuk ka përçarje ani pse Limaj nuk u përfshi në listen e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
“As kemi humb ne, as Fatmir Limaj. Fatmirin e kam mik për së vërteti dhe më vjen mirë që kushdo që nuk e ka mik si unë, Njiheni me shumë se 23-24 vite dhe nuk kemi pasur asnjëherë luhatje në raportet personale. Jam i bindur se jemi bashkë me Limajn dhe pres që ai ta japë mbështetjen e vet. Është në të drejtën e tij”, tha Hamza.
Ai shtoi se PDK mbetet e hapur për figura të ndryshme dhe përfshirje në proceset e brendshme të partisë.
“Në procesin e ardhshëm zgjedhor brenda PDK-së, që do të mbahet menjëherë pas zgjedhjeve, Fatmir Limaj është i mirëpritur në radhët e PDK-së, në një proces të brendshëm zgjedhor për të gjitha nivelet – Kuvendin e partisë, Këshillin dhe Kryesinë. Besoj që bashkë do të jemi më të fuqishëm”, u shpreh ai.
Hamza theksoi se marrëdhëniet e tyre kanë mbetur të pandryshuara ndër vite dhe se bashkëpunimi vazhdon.
“Jemi takuar në rrethana të ndryshme. Pas letrës nuk jemi takuar, por letra ka qenë e hapur dhe ka pasur të bëjë me listat e partisë. PDK është e hapur për të gjithë, edhe për njerëz që nuk kanë qenë më herët pjesë e saj, edhe pse disa e kanë më të vështirë përshtatjen. Rasti i Limajt është një rast tjetër”, tha Hamza.
Ai përmendi gjithashtu se disa figura të larta të partisë nuk janë domosdoshmërisht në lista, por mbeten pjesë e strukturës politike.
“Disa figura të nivelit qendror, si Memli Krasniqi, nuk janë domosdoshmërisht në lista, por jemi bashkë në pikëpamje dhe në qeverisje”, deklaroi Hamza.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?