Hamza: S’jam prej atyre që iki, do të marr përgjegjësi

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza është deklaruar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se PDK ka pritur rezultat më të mirë, por megjithatë ka arritur ta ruajë votën, elektoratin.
“Pozita i ka përgjegjësitë e veta, unë nuk jam prej atyre që iku, këto ditë do të kemi takime me struktura, vendimet i marr në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimmarrje.“, ka thënë Hamza.
Ai po ashtu ka thënë se merr përgjegjësi dhe nuk iu ik atyre, por siç është shprehur vendimet i merr me kohë.
Bedri Hamza, është pyetur për çështjen e presidentit.
“Gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës PDK jep kontributin e vet. Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, i kemi votuar edhe në të kaluarën… Sa i përket çështjes së presidentit, unë kam thënë që është proces i ndarë, unë pres me u konstitu kuvendi, me u formu qeveria, me vazhdu puna dhe kur të vjen koha e presidentit besoj që ka mundësi me u gjet formulë se si me u zgjedh presidenti edhe mos me u blloku vendi”, ka deklaruar ai/21Media