Rama: Uroj që fitorja e Kurtit të kthehet në mbarësi për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai ka uruar që fitorja e tij të kthehet në mbarësi për Kosovën

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.”, ka shkruar Rama. /21Media

Back to top button