Hamza takohet me Hovenierin: Imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë për interesin e vendit

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është takuar sot me amabsadorin e SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier.

Hamza njoftoi se me Hovenier ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.”, shkroi Hamza./21Media

Back to top button