Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksident trafiku në Keqekollë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture sot gjatë ditës në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci./21Media