Hamza takon edhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për 28 Nëntor

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza sot është takuar me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama.

Hamza ka thënë se në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve.

“Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka thënë Hamza.

”Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Hamza./21Media

Back to top button