Hamza viziton rezervuarët e ujësjellësit KRU “Mitrovica”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, vizitoi rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për të parë nga afër gjendjen dhe progresin në sanimin e dëmeve.
“Hamza falënderoi zyrtarët e angazhuar në vendngjarje për punën e tyre të palodhshme dhe shprehu mirënjohjen për qytetarët, të cilët po tregojnë durim dhe mirëkuptim. Ai falënderoi gjithashtu mediat për raportimin korrekt dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimet e shpejta dhe të vendosura në lidhje me situatën në veriun e vendit.”, thuhet në njoftim.
Kryetari Hamza theksoi se siguria e qytetarëve, infrastruktura publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit janë prioritete absolute për të gjithë./21Media