Policia thërret konferencë për media , të pranishëm Sveçla dhe Hoxha

Pas zhvillimeve të fundit në veri, Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme .

Sipas njoftimit të policisë, në konferencën që do të nisë nga ora 17:30 do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit”, ka njoftuar policia.
Konferenca do të mbahet në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri./21Media

Back to top button