Handanovic ka këto fjalë për Berishën
Interi arriti të merrte një barazim në “frymën e fundit” me Torinon në shtëpinë e këtyre të fundit.
Një nga më të mirët për vendasit ishte padyshim, Etrit Berisha, i cili bëri disa pritje decizive.
Pas ndeshjes, portieri “zikaltër” Handanovic foli për superlativa për portierin shqiptar.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë. Kishim shanset tona por një bravo e madhe për Berishën që priti jo pak”./21Media