Hapet baza ajrore në Kuçovë, “Erdhi koha që të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s”

(Lajm i përditësuar)


Nis spektakli i avionëve në Kuçovë

Pas ceremonisë së hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë ka nisur edhe spektakli me avionët mbi bazë. Mësohet se aktualisht mbi qiellin shqiptar janë duke fluturuar dy avionë të topit “Typhoon Eurofighter”.

Ky tip avionësh shumërolësh është prodhim i disa shteteve të fuqishme të Bashkimit Europian, siç janë Italia, Gjermania dhe Spanja, etj.

Projekti për prodhimin e “Typhoon” si një avion i Europës ka nisur që në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, por u shty disa herë për shkaqe të ndryshme. Në projekt ishte edhe Franca, por ajo u tërhoq disa vite më pas duke prodhuar avionin e vet “Rafale”.

“Typhoon” është avion i gjeneratës 4.5 dhe konsiderohet më i avancuar se F-16 amerikane.

Eurofighter “Typhoon” u futën në përdorim në vitin 2003 dhe krahas shteteve që zhvilluan projektin po përdoren tani edhe nga Austria, Arabia Saudite, Kuvajti, Omani. Deri më tani janë prodhuar gjithsej 592 avionë të këtij tipi dhe synohet që të eksportohen edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian edhe më gjerë.


Hapet baza e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për gjithë rajonin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hapur ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në fjalën e tij, ministri Peleshi deklaroi rihapjen zyrtare të bazës së Kuçovës e cila përbën një prej investimeve më madhore.

“Ndjenja e krenarisë që sot provojmë është mëse e dukshme. Jo vetëm për faktin që një ekip ka punuar ditë e natë për këtë bazë, por edhe për faktin që një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin t’i ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mnrojtjes kolektive. Edhe koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëvë të NATO-s, Kuçova do të shëbrejë si baza kryesore për forcat tona ajrore. Konsiderojeni këtë bazë si një pikë kyçe për misionet tuaja. Gjithashtu kjo baë ka kapacitetet për të mbështëtur operacionet tona të përbashkëta bë përballje me fatkeqësitë natyrore. Ndihma dhe mbështetjs që mund të japë për vendet fqinjë na bënë të ndihemi më të vlefshëm se kurrë më parë”, tha Peleshi.

Ai u ndal te agresioni rus në Ukrainë dhe tha se lufta tronditi bindjen që siguria në shekullin ku jetojmë është e pacenueshme. Ai bëri thirrje për të qenë të përgatitur dhe theksoi se Shqipëria do të jetë e gatshme aty ku koha do ta kërkojë.

“Baza që inaugurojumë sot është një aset për gjithë rajonin”, tha Peleshi.


Në Kuçovë sot hapet baza ajrore e NATO-s, Rama publikon pamjet e “Bayraktarëve”

Këtë të hënë, 4 mars, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Për bazën taktike të NATO-s u deshën 2 vjet punime dhe 50 milionë euro.

Në ceremoninë që ministria e Mbrojtjes do të organizojë janë të ftuar dhe do marrin fjalën dy përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings, Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Ndërkohë, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin fjalën, veç Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama e ministrit të Mbrojtjes dhe 2 ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë. Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojne dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi deklaroi se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

AGJENDA

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë

09:30 Mbërritja në Bazë

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan

Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David ËISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ./vizionplus

Back to top button