Hapet edhe një qendër testimi në kryeqytet
Sot është hapur edhe një qendër për teste të shpejta antigjenike ndaj Covid-19 në kryeqytet.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se kjo qendër është në rrugën “Xhemajl Ibishi”.
“Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.
Ky vendim është marr me qëllim të zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te menza.
Sot janë regjistruar edhe 3 mijë e 628 raste pozitive me Covid-19 nga testimi i 14 mijë e 479./21Media