Hapet edicioni i 11-të i Festivalit të Arkitekturës

Cili duhet të jetë kontributi ynë për një të ardhme më të qëndrueshme? Kjo është pyetja që do të shtrohet në edicionin e 11-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, që mbrëmë shënoi hapjen zyrtare në hapësirat e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës.

Tema e këtij viti është “Certain Uncertainties”, teksa ekspozita “Cities Connection Project” është një nga aktivitetet e para të edicionit të sivjetmë.

Festivali i arkitektëve, planifikuesve, dizajnerëve e krijuesve, premton një javë plot aktivitete, programi i plotë i të cilave është publikuar në Kosovo Architecture Festival. Pjesë e ngjarjeve do të jenë edhe hulumtues të përzgjedhur për të udhëhequr ligjerata e punëtori, që do të mbahen në hapësirat e Kino ARMATA.

MKRS është një nga mbështetësit kryesorë të KAF2023.

Back to top button