Hapet ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” në Viti

Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” në komunën e Vitisë.
Sipas njoftimit, ekspozita do të qëndrojë e hapur nga ora 10:00-16:00 te sheshi “Nijazi Azemi.”
“Gjatë përvojës sonë me ekspozitën e hapur në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë këtij viti, kemi parë nevojën që kjo ekspozitë të shëtisë edhe në Viti”, thuhet në njoftim.
Ekspozita ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre lidhur me këtë çështje./21Media

Back to top button