Qëllohet për vdekje reperi i njohur amerikan

Është qëlluar për vdekje reperi i njohur amerikan, PnB Rock.
PnB Rock nga Philadelphia, i njohur për hitin e vitit 2016 “Selfish” u qëllua gjatë një vjedhje në restorantin Roscoe’s House of Chicken&Ëaffles në Los Angeles.
Policia njoftoi se rasti ndodhi rreth orës 13:15.
Rakim Allen(emri i vërtetë) kishte qenë në restorant momentin kritik së bashku me të dashurën e tij, e cila kishte postuar në Instagram një fotografi duke bërë të ditur vendndodhjen e tyre.
Burime për The Times bën të ditur se Rock ishte në shënjestër për shkak të bizhuterive të tij.
“Ai qëlloi viktimën dhe vrapoi nga dera anësore për në veturën mëe të cilën u largua nga vendi i ngjarjes”.
Policia njoftoi se reperi u dërgua në spital, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga mjekët./21Media

Back to top button